Friday, April 26, 2024
HomeLajmeUlje drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ulje drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Që prej fillimit të epidemisë Shqipëria nuk është përballur me shifra kaq të ulëta të infektimeve në 24 orë.

 

Vetëm 38 raste të reja janë regjistruar dhe 2 persona të vdekur nga COVID-19.

Nga 1.762 testime kanë rezultuar pozitivë: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111.792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Dy personat që ndërruan jetë janë një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.

Shqipëria deri më tash ka konfirmuar 131.276 raste pozitive, prej tyre 111.792 janë shëruar, 17.085 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.399 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments