Saturday, April 20, 2024
HomeSportUellsi – Zvicra, formacionet zyrtare

Uellsi – Zvicra, formacionet zyrtare

Uellsi dhe Zvicra do të përballen në kuadër të “Euro 2020”.

 

Herën e fundit kur u përballën këto dy skuadra ishte gati 10 vite më parë, dhe Uellsi e fitoi ndeshjen 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro në Swansea, shkruan lajmi.net.

Tani, zviceranët në krye me kapitenin, Granit Xhaka kërkojnë fitore dhe lirisht mund të themi se ata i kanë të gjitha kapacitetet për ta arritur atë.

Në fakt, statistikat flasin në favor të Zvicrës, në katër përballje ndërmjet skuadrave, Zvicra ka tri fitore ndërsa Uellsi një.

Skuadrat gjenden në Grupin A bashkë me Italinë dhe Turqinë.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve.

Uellsi: Ward, Roberts, Rodon, Davies, Mepham, Morell, Allen, Ramsey, James, Moore, Bale.

Zvicra: Sommer, Akanji, Schar, Elvedi, Mbabu, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Shaqiri, Embolo, Seferovic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments