Friday, April 26, 2024
HomeSportUellsi dhe Zvicra ndahen baraz

Uellsi dhe Zvicra ndahen baraz

Uellsi dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Ndeshja e zhvilluar në Baku u mbyll pa fitues, ndonëse Zvicra pati dominimin dhe rastet.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dy anët. Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra arriti të kalojë në epërsi. Ishte Embolo i cili shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Në minutën e 74-të, Moore barazoi për Uellsin me një gol të bukur me kokë pas krosimit të Morrell. Më pas ndeshja u bë tejet interesante, me të dy ekipet që donin pikët e plota.

Në të 85-tën Zvicra shënoi përmes Gavranovic, por goli iu anulua pas konsultimit të VAR-it. Zvicra pastaj sulmoi vazhdimisht me disa gjysmë raste, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Kështu, Zvicra dhe Uellsi marrin nga një pikë, dy më pak se Italia dhe një më shumë se Turqia që gjendet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments