Sunday, May 22, 2022
HomeLajmeUEFA e përjashton Rusinë nga Liga e Kombeve, Shqipëria tani me një...

UEFA e përjashton Rusinë nga Liga e Kombeve, Shqipëria tani me një kundërshtar më pak

Kombëtarja e Rusisë është përjashtuar nga UEFA për garat në Ligën e Kombeve për sezonin 2022/23.

UEFA për këtë vendim dhe vendim tjerat ka njoftuar sot, pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv.

“UEFA Nations League 2022/23
Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian.

Kujtojmë se pjesë e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve është Kombëtarja e Shqipërisë, si dhe ajo e Islandës dhe Izraelit.

Me përjashtimin e Rusisë nga këto gara, Shqipëria tani ka gjasa edhe më të mëdha për ta fituar grupin dhe promovimin në Ligën A.

Këto vendime nga UEFA ndaj Rusisë erdhën pas fillimit të agresionit rus në shtetin e Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments