Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosova“UÇK nderi i shqiptarëve”/ Bashkatdhetarët nga Italia pjesë e marshit protestues për...

“UÇK nderi i shqiptarëve”/ Bashkatdhetarët nga Italia pjesë e marshit protestues për krerët e UÇK-së në Hagë

Në ditën kur ka nisur procesi gjyqësor, një numër i madh i mërgimtarëve janë mbledhur nga vende të ndryshme të Evropës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në mesin e tyre kishte edhe nga Italia, të cilët kanë bërë kilometra të shumta për t’u qëndruar afër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Kemi ardhur këtu për t’u solidarizuar dhe vlerësuar kontributin e krerëve të UÇK-së jo vetëm në luftë, por edhe pas luftës. Çlirimtarët e kanë vendin në Kosovë dhe jo këtu. Shpresoj shumë që Gjykata të marrë vendim sa më shpejtë të drejtë për lirimin e tyre”, ka thënë Bedri Suka nga Bllaca e Suharekës, i cili bashkë më miq të tij kanë shkuar nga Italia në Hagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments