Wednesday, November 6, 2024
HomeLajmeKosovaU tha se do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, reagon...

U tha se do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, reagon Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas raportimeve të sotme se ajo do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi tha se nuk është i vërtet ky lajm, ndërsa thotë se as nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.

“Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë. ​

As nuk jam ftuar.

Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.

Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive. ​

Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo shtoi se do të mbetet e përkushtuar në aktivitete aktivitete rekreative dhe familjare .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments