Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaU prezantua si polic dhe ndali një veturë, arrestohet një person në...

U prezantua si polic dhe ndali një veturë, arrestohet një person në Prishtinë

Është arrestuar një person në Mramor të Prishtinës, pasi duke u prezantuar si polic kishte ndalë dhe kontrolluar një veturë.

Rasti sipas PK-së ka ndodhur të hënën.

“Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments