Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeU plagos para lokalit,flet ish-kandidati për kreun e PS: Ngjarja për motive...

U plagos para lokalit,flet ish-kandidati për kreun e PS: Ngjarja për motive politike

Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij gjatë ditës së sotme ka ndodhur për motive politike.

Ndërkohë, uniformat blu në njoftimin zyrtar njoftojnë se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçaritka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por nuk e përjashtojnë faktin se mund të ketë ndodhur për motive politike.

Ndërsa mjekët e urgjencës së Durrësit pas plagosjes i kanë dhënë ndihmën e parë 31 vjeçarit Ardit Kërtusha i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Kërtusha mësohet se në zgjedhjet e 25 Prillit kishte ndryshuar kah politik, duke dalë në krah të partisë Demokratike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments