Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaU paraqit rrejshëm si policë dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet...

U paraqit rrejshëm si policë dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është paraqitur rrejshëm si zyrtarë policorë dhe ka ndaluar një veturë ku gjendeshin dy persona.

I dyshuari u ka kërkuar dy personave dokumenteve dhe u ka bërë pyetje të ndryshme.

Më pas njëri nga viktimat e ka parë që i dyshuari nuk është zyrtar policor dhe e ka njoftuar policinë.

Njoftimi i plotë

Stacioni Policor  në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).

Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.

Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments