Turqia mund të sigurojë mbështetje për evakuimin e civilëve dhe të plagosurve në Mariupol përmes anijeve tha të shtunën ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar
“Koordinimi me zyrtarët rusë dhe ukrainas në këtë drejtim po vazhdon”, u tha gazetarëve Hulusi Akar.
Akar tha se Turqia po i vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Duke vënë në dukje se ai foli shumë herë në telefon me homologët e tij rusë dhe ukrainas dhe se u takua gjithashtu me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov në Stamboll, Akar nënvizoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetërave dhe garantojnë paqen dhe stabilitetin, shkruan Anadolu Agency.
“Si Turqi, ne vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës. Edhe Turqia jep mbështetjen e saj në lidhje me evakuimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas”, tha ministri.
Të paktën 1,276 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 1,981 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së, me shifrën e vërtetë që dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 4 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vende të tjera, me miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.