Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovaTrump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes...

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes.

Presidenti amerikan i bëri këto deklarata duke komentuar lirimin nga pala ruse të Steven Hubbard, një mësues në pension i cili ishte arrestuar pasi luftoi në anën e Ukrainës.

Ai tha se ky zhvillim erdhi pas një bisede që pati me presidentin rus, Vladimir Putinin për përfundimin e luftës, duke shtuar se Rusia”nuk dha asgjë në këmbim.

“Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë mbi krimin kibernetik.

Më parë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin shprehu vlerësimin e tij se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit.

“Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Yuri Ushakov.

“Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me perspektivat e përfundimit të konfliktit, shkruan euronews.al.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments