Thursday, May 2, 2024
HomeBotaTronditëse: Raketa kineze del nga kontrolli, po bie në tokë me shpejtësi...

Tronditëse: Raketa kineze del nga kontrolli, po bie në tokë me shpejtësi rrufeje – të gjithë në rrezik

Një raketë kineze 21-tonëshe ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në Tokë në ditët e ardhshme duke rrezikuar dhe zonat e banuara, raporton “Spacenews”.

Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.

Astronomi Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga Nju Jorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re.

Kjo nënkupton se të gjithë jemi të rrezikuar, sepse potencialisht ajo mund të bie edhe në vendet ku jetojmë ne.

Sipas raportimeve raketa 30-metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me një shpejtësi 6km/s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments