Fatmirësisht, kërkimi i ri ka zbuluar disa strategji të fuqishme – por të thjeshta – parandaluese.

Më poshtë ua sjellim disa prej tyre:

Hani fruta

Mollët, portokajtë dhe manaferrat janë të pasura me flavonoide – përbërje që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të trurit para se të mund të formojnë grumbuj që shpesh paraprijnë sëmundjen e Parkinsonit.

Disa arsye pse duhet të konsumoni fruta çdo ditëDisa arsye pse duhet të konsumoni fruta çdo ditë

Konsumimi i një pjese të grumbulluar të këtyre frutave çdo ditë ul rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit për 35 për qind, thonë studiuesit e Harvardit.

Vakte të vogla me kikirikë me lëkurë të kuqe

Ata janë një nga burimet më të pasura të natyrës me resveratrolit, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e sëmundjes Parkinson duke forcuar mbrojtjen e trurit tuaj kundër toksinave mjedisore, tregon hulumtimi i Universitetit Stanford.

Doza e provuar nga studimi: 50 deri në 60 gram kikirikë çdo ditë. Burime të tjera kryesore të resveratrolit: verë e kuqe, lëng rrushi vjollcë dhe rrush vjollcë dhe i kuq.