Friday, May 17, 2024
HomeLajmeTri javë jashtë vendit, Qeveria nuk tregon se kur do të kthehet...

Tri javë jashtë vendit, Qeveria nuk tregon se kur do të kthehet Kurti në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e tri javë është jashtë Kosovës. I pari i Ekzekutivit ka zhvilluar një vizitë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të vizitës në ShBA, Kurti ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar ende se kur pritet që kryeministri të kthehet në Kosovë.

Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Partitë opozitare e kanë kritikuar Kurtin jo vetëm për vizitën e gjatë në ShBA dhe qëndrimin tre javor jashtë vendit, por edhe për takimet që ka zhvilluar, veçanërisht në ShBA.

Kurti ka përsëritur disa herë që takimet atje kanë qenë të ndërlidhura në sjelljen e investimeve në Kosovë.

PDK sot e ka vlerësuar të paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments