Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaTre protestues që që kundërshtuan zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc dërgohen në mbajtje

Tre protestues që që kundërshtuan zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc dërgohen në mbajtje

Disa nga banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës që protestuan të hënën për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc, kanë përfunduar në prangat e Policisë. Përplasja e tyre me zyrtarët policorë erdhi si rezultat i shpërfilljes së urdhrave nga policët që po mbikëqyrnin protestën.

Tre prej tyre janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi intervenuan disa njësi policore për ta vënë situatën nën kontroll.

Siç raporton Sinjali, personat që u dërguan në mbajtje janë Besnik Kastrati, Rabip Morina dhe Zaik Saliaj.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndryshe, edhe javën e kaluar, banorët me protestë kanë kundërshtuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Protestuesit në duar kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin “Mos i mbyllni bizneset tona”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments