Saturday, April 27, 2024
HomeBotaTornado dhe përmbytje, moti i keq godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Tornado dhe përmbytje, moti i keq godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazilin

Të paktën 43 tornado kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar viktima e te plagosur. Ngjarja më e rëndë ndodhi në Ilinois aty ku u shkatërrua çatia e Teatrit “Apollo”, në të cilin ndodheshin më shumë se 260 persona teksa po mbahej një koncert muzikor.

Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Arkansas e Misuri, ku është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme, me dhjetëra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe aty flitet për viktima ndërsa shume shtëpi e makina janë shkatërruar.

Pamjet me dron treguan dëmet masive të shkaktuara nga tornado në lagjet në Little Rock dhe në një qendër tregtare. Ndërkohë ne Brazil paraqitet situate tejet e renduar nga përmbytjet. veriperëndimor nën ujë me banorët që drejtoheshin në kano për të udhëtuar.

Imazhet me dron treguan zona të banuara ku vetëm çatitë dhe katet e sipërme të disa shtëpive dukeshin përmes ujit. Instituti Kombëtar i Meteorologjisë atje pret që reshjet dhe stuhitë të vazhdojnë në shtetin me te goditur Acre gjatë ditëve të ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments