Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaTollovi në Merdar, pritjet e bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova deri...

Tollovi në Merdar, pritjet e bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova deri në pesë orë

Qytetarët në pikë-kalimin kufitar Merdar po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit kufitar të orës 08:40 bëhet e ditur se kolona ka edhe në pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, te Dheu i Bardhë 50 minuta ndërkaq në Muçibabë deri në 25 minuta.

Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e pritjet e gjata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments