Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovaTmerr në parkun e fëmijëve në Prishtinë | Gruaja dyshohet se i...

Tmerr në parkun e fëmijëve në Prishtinë | Gruaja dyshohet se i ndoqi fëmijët me sëpatë dhe dëmtoi parkun – arrestohet 45-vjeçarja

Një ngjarje shqetësuese është raportuar të dielën pasdite në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka ndjekur fëmijë me sëpatë dhe ka dëmtuar parkun ku ata po qëndronin.

Rasti ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 18:30, në rrugën “Vushtrria” në kryeqytet.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, Policia fillimisht ka pranuar raportimin se një grua po ndiqte fëmijët me një sëpatë dhe njëkohësisht po dëmtonte inventarin e parkut të fëmijëve në atë zonë.

Njësia policore është nisur menjëherë drejt lokacionit, ku ka hasur dhe identifikuar personin e dyshuar.

45-vjeçarja si e dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë.

Gjatë intervenimit, Policia ka sekuestruar edhe sëpatën që dyshohet se është përdorur në incident.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa pas koordinimit me Policinë rasti është cilësuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”.

Me urdhër të Prokurorit, Popoleku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga informacionet fillestare nuk raportohet për fëmijë të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura as rrethanat që dyshohet se çuan deri te incidenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments