Saturday, December 7, 2024
HomeBotaTjetër anije aksidentohet në Kanalin e Suezit

Tjetër anije aksidentohet në Kanalin e Suezit

Kanali i Suezit, një nga rrugët strategjike të transportit detar, e cila zë rreth 12 përqind të transportit në botë, u bllokuar për 6 ditë me radhë në mars, pasi anija “Ever Given”, një nga më të mëdhatë në botë, u aksidentua në kanal.

Anija në pronësi të një kompanie japoneze shkaktoi vonesa të mëdha e për pasojë edhe një dëm të madh ekonomik.

Ndërkohë, ende pa marrë zgjidhje aksidenti i “Ever Given”, një tjetër anije është aksidentuar në Kanalin e Suezit. Burime për “Sputnik” kanë bërë të ditur se aksidenti i së martës shkaktoi bllokimin e kanalit për rreth 30 minuta, ndërsa më pas nisi lundrimi normal i anijeve.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të transportit detar në botë, pasi është distanca më e shkurtër për kalimin e anijeve nga Oqeani Indian në Atlantik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments