Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaTërheqja nga Trusti, Kadriaj: Qeveria s’po bën asgjë për qytetarët, jemi edhe...

Tërheqja nga Trusti, Kadriaj: Qeveria s’po bën asgjë për qytetarët, jemi edhe më keq se kur filloi pandemia

Çështja e mundësisë së tërheqjes së 30% të Trustit është kthyer sërish në diskutim, ku disa parti kanë kërkuar që t’u lejohet qytetarëve ta tërheqin një pjesë të parave, ndërsa kundër kësaj ideja janë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në krye të udhëheqjes së vendit.

Qytetarët kanë pasur mundësinë e tërheqjes së një përqindje të hollash nga Trusti para më shumë së një viti, gjë e cila ua kishte lehtësuar krizën ekonomike në të cilën gjendej Kosova si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID.

Rreth kësaj situate, lajmi.net ka kontaktuar njohësin e çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, i cili i vlerësoi sjelljet dhe qëndrimin e qeverisë si të habitshme.

“Është e habitshme sjellja dhe qëndrimi i Qeverisë, që në dy zgjedhjet e fundit e ka harruar edhe bashkimin kombëtar, duke u fokusu në pjesën e politikave sociale, ndërsa më të ardhë në pushtet, nuk ka diçka drejt mirëqenies dhe pjesës sociale tek qytetarët.”, tha Kadriaj.

Tutje ai tha se kjo Qeveri është ngurtësuar në qëndrimet e veta dhe po vazhdon t’i fajësoi qeveritë e kaluara për problemet e sotme.

“Kjo Qeveri, vetëm është ngurtësuar në qëndrimet e veta dhe i ka arsyet që nuk kemi mundësi, njëherit duke ia lënë fajin qeverive të kaluara. Deri më tani të vetmet veprimet që mund t’i kujtojnë opinioni, janë hapat që janë bërë drejt lehonave, më një shumë simbolike, por që duhet vlerësuar dhe nivelizimi i pensioneve tek të moshuarit.”, theksoi ai.

Njohësi i Ekonomisë ka vazhduar duke thënë se gjendja e sotme është edhe me e keqe se që ka qenë në fillim.

“Ne po flasim për një krizë globale që nga vjeshta dhe është vetëm duke u përkeqësuar gjendja, dhe tani nuk është që jemi më mirë. Vetëm më keq, dhe jemi me keq së sa kur ka filluar pandemia, por edhe me keq se sa vitin e kaluar.”

Ai deklaroi se e përkrah tërheqjen e një pjesë nga Trusti, por që diçka e tillë duhet të bëhet me kujdes që të krijohet një balancë tek qytetarët.

“Unë jam për tu tërhequr vlera, unë kam qenë për të tu tërheq një 20%, dhe ai 20 të jetë i përshkallëzuar në bazë të nivelit të deponimit. Nëse dikush ka më shumë të bëhet një tërheqje më e vogël 5 ose 10%. Ndërsa ata që janë mesatare të jenë 10%, ndërsa ata që kanë më pak të tërheqin një 20%, në mënyrë që të ketë balancë mes qytetarëve.”, shtoi Kadriaj.

Në fund, Kadriaj përfundoi se “impakti i tërheqjes së një shume nga Trusti është se ndikon tek fuqizimi i portofolit të qytetarit”.

Ndryshe gjatë ditës së sotme propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust, Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës.

Derisa pro këtij propozimi janë edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, dolën sot grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se si grup parlamentar nuk e mbështesin tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Deputetja theksoi se ka mënyra të tjera për t’i ndihmuar qytetarët në këtë krizë me çmimet.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments