Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaTentoi t’i jap 50 euro ryshfet policit në pikën kufitare në Vërmicë,...

Tentoi t’i jap 50 euro ryshfet policit në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për “dhënie të ryshfetit”.

Gjatë ditës së djeshme në ora 17:48 në pikën kufitare nga Republika e Kosovës për në Kosovë, saktësisht në Vërmicë ka arritur një automjet me targa të Shqipërisë me katër persona.

Gjatë kontrollit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, në dokumentet që i janë prezantuar policisë kufitare në to ishin futur 50 euro.

“Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente,  pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.  Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se i dyshuari në këtë rast është shoqëruar në stacionin policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti “Dhënie e ryshfetit personit zyrtar”.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments