Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaTentoi të largohej nga Kosova me leje qëndrime të falsifikuara, policia kap...

Tentoi të largohej nga Kosova me leje qëndrime të falsifikuara, policia kap të dyshuarin

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka identifikuar 3 leje qëndrimi të një shteti tjetër që dyshohet të jenë falsifikuar.

 

Autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit të dokumenteve për kalimin e kufirit, për udhëtim nga Prishtina në një qytet perëndimor kanë hasur në një leje qëndrim të falsifikuar që i takonte shtetasit K.K (1997).

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme të autoriteteve policore, janë zbular dhe identifikuar edhe dy leje qëndrimi të të njëjtit shtet të cilat gjithashtu dyshohen si të falsifikuara.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Kjo është komunikata e plotë:

Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës identifikon tri (3) leje qëndrimi të një shtetit tjetër ku dyshohet se të njëjtat janë falsifikuar

Sot më datë 25.10.2021, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, kanë hasur një udhëtar me iniciale K.K. viti i lindjes (1997), i cili ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim.

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara.

Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme.

Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për qarkullim të lirë, si dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në përgjithësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments