Wednesday, May 22, 2024
HomeLajmeKosovaTentim-grabitje në një argjendari në Prizren, plagosen dy persona

Tentim-grabitje në një argjendari në Prizren, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Prizren, pas një tentim-grabitje në një argjendari.

 

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, ku ka pasur tentim-grabitje në një argjendari. Dy persona janë të lënduar por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka bërë të ditur se grabitja dyshohet se është kryer nga tre apo katër persona të dyshuar, të cilët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments