Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeTensionet Bruksel -Prishtinë, pas Bislimit akuzoi Stano – shkak ftesa për dialog...

Tensionet Bruksel -Prishtinë, pas Bislimit akuzoi Stano – shkak ftesa për dialog për dinarin më 27 shkurt

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi që për një kohë të gjatë  është figura qendrore e Qeverisë së Kosovës në raport me Bashkimin Evropian, ka refuzuar ftesën e Brukselit zyrtar për takim më 27 shkurt të këtij viti, duke drejtuar akuza për emisarin sllovak Miroslav Lajcak. Sot, atij i ka ardhur një reagim nga Brukseli nëpërmjet zëdhënësit Peter Stano i cili “sjelljet” e zyrtarit të lartë kosovar i ka quajtur të papranueshme.

Sipas Bislimit, refuzimi i Kosovës për një takim të tillë vjen pasi Lajcak një takim të tillë e ka ftuar pa koordinim paraprak me Kosovën dhe në mënyrë të njëanshme.

Bislimi ka thënë se me dërgimin e kësaj ftese, Lajcak kishte shkelur “parimet që i ka vendosur vetë”, pasi sipas tij, “është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa pajtim paraprak me palët dhe është munduar që të përcaktojë agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021, që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa pajtimin e palëve”.

Sot lidhur me deklarimet e Bislimit ka folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke e konsideruar qëndrimin e zv.kryeministrit Besnik Bislimi si diçka të papranueshme.

“Ne shpresojmë se zoti Bislimi do t’i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazë, t’i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme” ka thënë sot Peter Stano.

Stano tutje ka bërë të ditur se BE i kishte ftuar Kosovën dhe Serbinë për të biseduar për çështjen e dinarit në një takim për 27 shkurt. Ftesa është dërguar nga Miroslav Lajçak pa e specifikuar se kush prej cilës palë duhej të merrte pjesë në këtë takim të ftuar.

“Zakonisht në nuk i komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo i ishte lënë palëve të vendosin”, ka deklaruar Stano.

Ai shpjegoi se ftesa u bë pas takimeve ndarëse që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës Albin, Kurti, në Munih të Gjermanisë javën e shkuar, ku u diskutua çështja e dinarit.

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ditë më parë kur ka folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, kishte kërkuar që ato të hiqeshin meqë sipas tij de-eskalimi ka ndodhur. Madje kishte shkuar aq larg duke iu drejtuar BE-së që “mos na detyroni ta eskalojmë situatën për të treguar që de-eskalimi ka ndodhur”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express lidhur me këtë deklaratë kishte thënë se Brukseli nuk e ndjen të nevojshme që të komentojë për gjithçka që dikush mund të flet në Kosovë.

Ai tutje kishte thënë se BE pret nga Kosova që të sillet si një vend që aspiron të integrohet në BE, në të kundërtën Kosova do të izolohet edhe më shumë dhe se ka rrezik për të dalë edhe nga rruga e integrimit drejtë BE-së.

Javën që shkoi Ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier duke e bërë të qartë se rregullorja e BQK’së që pamundëson pagesat me dinarë në Kosovë ka përkeqësuar raportet SHBA – Kosovë. Hovenier ka thënë kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments