Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaTë shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje...

Të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje lidhur me rastin

Gjatë ditës së sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti theksoi se këto të shtëna janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.

Gjithashtu u tha se të shtënat dyshohet se janë dëgjuar në një aheng familjar.

“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, deklaroi Hoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments