Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaTë mërkurën vijnë një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

Të mërkurën vijnë një kontigjent vaksinash anti-Covid në Kosovë

Në Kosovë do të zbarkojë një kontingjent me vaksina kundër koronavirusit, sasia e së cilës nuk është bërë e ditur, ka njoftuar Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

I njëjti ka thënë se do qëndrojë në Kosovë më 5 maj, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën Komisioneri Varhelyi ka njoftuar se do të vizitojë edhe Shqipërinë. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Komisioni Evropian nëpërmjet një komunikate.

Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.

Siç thotë edhe komunikata, vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punëtorët e tyre shëndetësorë, si dhe ata më të rrezikuarit nga pandemia. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.

Kosova në kontingjentin e parë ka marrë 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments