Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri, qeverisë: Dilni dhe tregoni që nuk jeni të zotët me udhëheqë

Tahiri, qeverisë: Dilni dhe tregoni që nuk jeni të zotët me udhëheqë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se zhvillimi ekonomik i një vendi varet nga qasjet ne burimet energjetike që ka.

 

Tahiri tha se si kurrë më parë po dëshmohet nevoja për të pasur një strategji energjetike.

Ai theksoi se Kosova me Prodhimin e energjisë me Kosova A dhe B nuk i plotëson nevojat e veta dhe kjo nënkupton që ne duhet të shikojmë për burime tjera alternative.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së iu drejtua qeverisë duke iu thënë se duhet të tregojnë se nuk janë të zotë të udhëheqin.

“Kosova nuk e ka modestinë duhet të sigurojë energji për stabilitetin nacional. Kosova duhet të sigurojë qasje në rrjetin e gazit sa më shpejtë që është e mundur me shtrirjen e rrjetit të gazit. Përdorimi i gazit siguron energji më të lirë dhe ndotje më të vogël se që e kemi me thëngjillin. Kosova duhet të jetë parasysh edhe interesat gjeostrategjike me aleatët. Unë nuk e kuptoj si është e mundur një kryeministër të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe ta trajtojë këtë çështje në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe nuk e jep një përgjigje pse i refuzoi 200 milionë euro pse nuk i mori 200 milionë të buta dhe del flitet këtu nga zoti Abazi për agjendën e gjelbër dhe del flet këtu shpifje. Dil fol kush nga AAK ka blerë tokë afër mihjeve. Dilni tregoni nuk e kemi bërë këtë çështje se kemi problem me disa njerëz. Keni mashtruar, për këtë keni marrë rezultatin me vetëm katër komuna në zgjedhje dhe njëjtë do ta merrni përgjigjen edhe tash. Tregoni që nuk jeni të zotët me udhëheqë nuk doni partneritet me SHBA vetëm doni të mashtroni”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments