Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri: Në vitin 2023, ka pasur rritje të numrit të vrasjeve në...

Tahiri: Në vitin 2023, ka pasur rritje të numrit të vrasjeve në Kosovë në 40%

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes së sotme të një gruaje nga bashkëshorti në Pejë.

Tahiri tha se në vitin 2023, ka pasur rritje të numrit të vrasjeve në Kosovë në 40%.

Ai ka thënë se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

Përderisa, Tahiri kritikoi kryeministrin Kurti dhe ministren e drejtësisë Haxhiun, ku sipas tij, vazhdimisht kanë sulmuar policinë, prokurorinë e gjykatat.

“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë. Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat. Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?! Pushteti dhe mendësia e tij e dhunës duhet të ndryshojë për të ndryshuar realiteti shoqëror”, ka shkruar ai./teve.info

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments