Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaSuspendohet polici pasi rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik

Suspendohet polici pasi rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik

Një zyrtar policor në Kaçanik është suspenduar pasi kishte rrahur një të mitur me nevoja të veçanta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj Rr.M., zyrtar policor, stacioni policor në Kaçanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments