Sunday, December 8, 2024
HomeTop LajmetSulmohet fizikisht vëllai i Marko Rosiqit, të akuzuarit për vrasjen e Oliver...

Sulmohet fizikisht vëllai i Marko Rosiqit, të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Marko Rosiq është një prej personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Derisa sot, vëllai i Rosiq, Milloshi, ka qenë cak i një sulmi fizik në një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Millosh Rosiq ka folur rreth këtij sulmi për “Kosovo Online”.

“Unë këtë e shoh si një sulm ndaj familjes time dhe jo personalisht ndaj meje. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit”, ka thënë Rosiq për Kosovo Online.

Lidhur me rastin ka folur edhe personi tjetër që ka qenë cak i këtij sulmi.

“Sot, derisa ishim ulur përpara kafenesë “soprano”, persona të panjohur u afruan dhe na sulmuan. Na goditën me shishe në kokë”, ka thënë Radomir Simoviq, derisa ka pretenduar se sulmuesit janë shqiptarë.

“Ata ndoshta janë shqiptarë, sepse na shanë në gjuhën e tyre, ndërsa na rrihnin”, ka thënë Radomir Simoviq.

Lidhur me rastin ka folur edhe Brasnislav Radoviq nga Stacioni Policor i veriut. Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:13 në terasën e kafenesë “Soprano”, derisa njëjtë sikur Simoviq, edhe Radovoiq thotë se personat që kanë kryer sulmin kanë folur shqip.

“Sot në orën 11 e 13 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicën e Veriut në kopshtin e kafenesë ‘Soprano’, të rinjve të S.R dhe M.R të kombësisë serbe iu afruan dy persona të panjohur, të cilët i shan në shqip dhe i goditën me gotë në kokë”, ka thënë Radoviq.

Ai shtoi se tani për tani, sulmuesit e panjohur për  policinë dhe se janë larguar në drejtim të urës kryesore drejt pjesës jugore të qytetit.

Çka thotë aktakuza dhe si u përfshi Marko Rosiq:

Sipas aktakuzës, nga viti 2014 deri në vitin 2018, respektivisht me datën 16.01.2018, në qytetin e Mitrovicës, të pandehurit në bashkëpunim me të pandehurit Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radoiçiq të cilët gjenden në arrati, dhe me dy të pandehur tjerë e që deri më tani janë të panjohur për organet e rendit, duke vepruar si grup i organizuar, nën udhëheqjen e të pandehurve Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radoiçiq, në atë mënyrë që, të gjithë të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer vrasjen e rëndë.

Sipas aktakuzës, secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi të dyshuar kriminal të organizuar ka ardhë deri te vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Prokuroria pretendon se i pandehuri Nedeljko Spasojeviq duke vepruar si anëtar i grupit, ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Sipas aktakuzës ai fillimisht u ka mundësuar të dyshuarve që të lëvizin me veturën zyrtare të policisë të markës Golf IV, karavan, më pas i ka dërguar të njëjtit tek vetura “Opel Astra”, ngjyrë e kaltër, pa targa, nga e cila veturë është shtënë në të ndjerin Oliver Ivanoviq.

Përveç kësaj në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Nedeljko Spasojeviq në ditën kritike së bashku me dy policët që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, me dashje dhe dijeni ka shpërdorur detyrën e tij zyrtare duke lejuar personat e pa autorizuar të futen në vendin e ngjarjes dhe të dëmtojnë provat që kanë qenë aty, ku edhe kishte ndodhë vrasja e të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Aktakuza thotë se i pandehuri Marko Roshiq, duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, duke bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara, Zhelko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, në atë mënyrë që me veturën e tij të llojit “Santa Fe” me targa KM-014-FZ, ka përcjellë çdo lëvizje të tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, para vrasjes së tij, ku pas vrasjes, në rrobat e të ndjerit është gjetur një letër, në të cilën kanë qenë të dhënat e veturës “Santa FE”, ngjyrë e zezë, me targa “KM-014-FZ”.

Pastaj ceket se, kjo veturë pas vrasjes së viktimës e ka përcjellë edhe vëllanë e viktimës Mirosllav Ivanoviq, e njëjta veturë është në pronësi dhe përdorim të të pandehurit Marko Roshiq dhe vetura e përmendur parkohet tek restoranti “GREY” e që është pronë e pandehurit Millan Radoiçiq.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri Rade Basara, në cilësinë e zyrtarit policor, konkretisht hetues në Njësinë e Hetimeve Regjionale në Mitrovicë – Veri, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër dhe i njëjti duke vepruar si anëtar i grupit të dyshuar kriminal, njëkohësisht si hetues  policor, ka bashkëpunuar ngushtë Zheljko Bojiq dhe me grupin e organizuar e që është udhëhequr nga i pandehuri Milan Radoiçiq, nga i cili grup ka marrë urdhra për të fshehur dhe eliminuar dëshmitë-provat, dhe nga grupi kriminal është angazhuar që t’i fsheh gjurmët e krimit, t’i seleksionojë rastet nën hetim, ku në ato raste ku pjesëtarët e grupit kriminal të Millan Radoiçiq, kanë qenë të në cilësinë e të dyshuarve, nuk i ka hetuar me qëllim që ato raste mos të zbardhen dhe të mbesin të pa zbuluara, me ç’rast me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e pandehura Silvana Arsoviq, si anëtare e grupit të dyshuar kriminal të organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë qenë në koordinim për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e SDP-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyçur nga rryma, me ç’rast u është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq, e njëjta më datën 16 janar 2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë SDP, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Tutje thuhet se, më 16 janar 2018, i pandehuri Dragisha Markoviq, në cilësi të zyrtarit policor, pa autorizim i ka vënë në dispozicion personit tjetër informatën e cila që përbën fshehtësi zyrtare, në atë mënyrë që deri sa ishte në detyrë zyrtare nga vendi i ngjarjes, ku edhe kishte ndodhur vrasja e Oliver Ivanoviqit, me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të asaj informate, jashtë territorit të Republikës se Kosovës, duke i raportuar një zyrtari policor në shtetin e Serbisë ende pa u konfirmuar lajmi se është vrarë tani i ndjeri Oliver Ivanoviq.

Sipas Prokurorisë, më 16 janar 2018, të pandehurit Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, në cilësi të personave zyrtarë , kanë shpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke mos i kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që pas vrasjes se Oliver Ivanoviqit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk e kanë siguruar mirë vendin e ngjarjes duke lëne personat e tjerë që të ndërhyjnë në atë hapësirë, si dhe të njëjtit me qëllim që t’i bëjnë të pashfrytëzueshme provat në procedura zyrtare, kanë manipuluar me to, duke i hequr dhe fshehur ato, ashtu që fillimisht i pandehuri Dragisha Markoviq, bën me dorë në drejtim të gëzhojës e cila ishte gjetur në vendin e ngjarjes e të cilën më pas i pandehuri Zharko Jovanoviq e merr atë gëzhojë, e fut në xhep dhe se bashku me të pandehurin tjetër Dragisha Markoviq largohen nga vendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Zharko Jovanoviq, me dashje dhe dijeni ka mbajtur në posedim armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, ku me datën 10/02/2018, gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe gjatë kontrollit të banesës të pandehurit Zharko Jovanoviq është gjetur dhe konfiskuar një armë e e markës TT e kalibrit 7.62 mm me numër serik C-91769 dhe 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat i pandehuri i ka poseduar pa leje te organit kompetent.

Më tej në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Nedelko Spasojeviq, me dashje dhe dijeni ka mbajtur në posedim armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët e tilla, ku me datën 23.11.2018 rreth orës 06:30 gjatë zbatimit të urdhër kontrollit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shtëpinë e të pandehurit Nedelko Spasojeviq, i janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë e tipit kallashnikov AK-47 me kalibër 7.62×39 mm, një karikator AK- 47 si dhe 106 fishek e kalibrit 7.62 x 39 mm, një granat dore, shufër gome, një tyt tromblloni për kallashnikov, një jelek ushtarak, të cilat i pandehuri i ka poseduar pa lejen e organit kompetent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments