Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaSulmohet drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Sulmohet drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Drejtori i Urbanizmit të komunës së Vushtrrisë, Berat Sadiku, u detyrua të marrë tretman mjekësor meqë gjatë mesditës të së premtes u sulmua fizikisht nga një person.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia ku sipas tyre është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Gjatë të shtunës Klan Kosova ka tentuar të bisedojë me drejtorin, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me vëllain e të dyshuarit, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin së me këtë punë e kanë lënë të merren organet kompetente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments