Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaSulmi seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj: Motra dhe dhëndri e shtynë të...

Sulmi seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj: Motra dhe dhëndri e shtynë të hynte në dhomë me një burrë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulmi seksual”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, “ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 26-27.05.2021, në Ferizaj, përkatësisht në banesën e stërnipit të tij për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 13 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer sulm seksual ndaj të miturës, deri sa e mitura ka shkuar në banesën e motrës së saj dhe deri sa i pandehuri ka qëndruar në një dhomë të banesës kur e mitura me insistimin e motrës dhe burrit të saj kishte hyrë në dhomën e të pandehurit i njëjti pasi që kishe fjetur me të deri në mëngjese kishte filluar ta prek në trup për qëllime seksuale”, njofton gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk është dëgjuar para prokurorit të shtetit e dëmtuara – e mitura, por nuk janë dëgjuar as edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm, andaj mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet në liri mund të ndikoj tek të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë veçanërisht në të dëmtuarën e mitur”.

Express raportoi se i dyshuari është 23-vjeçar, ndërsa rastin e ka raportuar në polici nëna e 13-vjeçares.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments