Tuesday, April 30, 2024
HomeLajmeKosovaStafi mjekësor mbështetës me kontrata tre mujore ende nuk kanë marr paga

Stafi mjekësor mbështetës me kontrata tre mujore ende nuk kanë marr paga

Stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë që janë angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk janë paguar për punën e tyre.

 

Mbi një mijë punonjës të angazhuar me kontrata tre mujore nga MSH që nga fillimi i shtatorit ende nuk i kanë marr pagat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për T7 ka deklaruar se raportet e vijimit në punë janë mbledhur dhe listat e pagave janë dërguar në Divizionin për Buxhet dhe Financa dhe pas aprovimit nga ZKF, pritet të dërgohen në Ministrinë e Financave për ekzekutimin e pagesave.

Stafi mbështetës është punësuar me kontrata 3 plus 3 muaj në varësi nga nevojat e institucioneve shëndetësore gjatë pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments