Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeSpitalet private akuzohen për mashtrime me pacientë

Spitalet private akuzohen për mashtrime me pacientë

Ankohen për papërgjegjshmëri ndaj një spitali privat, ish ministri Krasniqi e zv. kryeministri Bislimi ndajnë përvojën e tyre.

Është një prej spitaleve private të cilin shumë pacientë e zgjodhën për të marrë shërbime shëndetësore.

Arsyeja që zgjodhën pikërisht “Spitalin Aloka’’ ishin rezultatet e shpejta që stafi shëndetësor u premtoi atyre.

Por, duket se rezultatet në kohë nuk janë pika më e fortë e këtij spitali.

Kështu të paktën po thotë pacienti, Liridon Neziri i cili pas fotografimit të mushkërive, u desh të priste rreth 7 orë për rezultat.

Ky i fundit thekson se vonesa e rezultateve nga spitali, bëri që infeksioni në mushkëri ti përkeqësohet.

E njëkohësisht të humb terminin e tij tek pulmologu.

Por, Neziri nuk po del të jetë pacienti i vetëm që pati ankesa për këtë spital.

Ishte ish zv. ministri i Financave, Agim Krasniqi i cili në rrjete sociale ndau përvojën e tij të hidhur ne spitalin.

video nga minuta 12:35.

Pos vonesës, ky i fundit u ankua edhe për rezultate të rrejshme.

‘’Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshëm me pacient. Dje me kërkesë urgjente te mjekut vete me 4 anëtaret e familjes ne ora 15:15 bame rëntgenin e mushkërive me qellim qe te kemi rezultatet e shpejta pasi dy nga anëtarët e familjes ishin ne gjendje te rend shëndetësorë. Na u tha se për dy ore do ti keni rezultatet. Mjerisht dje edhe pas thirrjes nuk pranuam rezultatet dhe sot pas disa thirrjeve pasi dje dhe sot nuk i patëm raportet me ju treguar mjekut, me nervoz e për një minutë diku pas orës 13:00 na dërguan raportet për te gjithë anëtarët e familjes pa asnjë ndryshim.

E një përvojë të njëjte me spitalin e pati edhe zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ky i fundit këto ankesa i evidentoi edhe me fotografi.

Dy ditë më vonë pas insistimit të Bislimit për të marrë rezultatin, përsëri përgjigja ishte negative.

Televizioni ka insistuar të marr një prononcim nga drejtori i kësaj klinike private, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë.

Megjithatë, jo zyrtarisht stafi menaxherial i këtij spitali mohuan të ketë pasur vonesa të tilla ndonjëherë.

Për shkak të situatës pandemike në vend, qytetarët vazhdimisht frekuentuan spitalet private për kontrolla të mushkërive e teste të Covidit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments