Thursday, May 2, 2024
HomeSportSpektakël, Neymar e Mbappe me hat-trik, Messi “shërbëtor” i tyre

Spektakël, Neymar e Mbappe me hat-trik, Messi “shërbëtor” i tyre

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Clermont me rezultat 1:6.

Mbappe e Neymar dhuruan spektakël me nga tre gola, kurse Lionel Messi dhuroi tri asiste.

Ishte minuta e gjashtë, kur Neymar kaloi mysafirët në epërsi, duke u asistuar nga Messi.

Në minutën e 19-të realizoi Mbappe, i cili po ashtu u asistua nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Vendasit treguan shenja jete, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 42-të nëpërmjet Dossou, por kjo ishte krejt cfarë bënë vendasit.

Messi ia la penalltinë Neymarit, i cili e konkretizoi në gol në minutën e 71-të të ndeshjes.

Tre minuta më vonë, Mbappe realizoi për 1:4, duke u asistuar nga Neymar.

Mbappe e kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 80-të, kur u asistua nga Messi.

Tre minuta më vonë, Neymar kompletoi po ashtu hat-trikun.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 71 pikëve, 15 më shumë se Rennes që gjendet në vendin e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments