Monday, May 6, 2024
HomeLajmeSpecialja shton akuzat ndaj krerëve të UÇK-së, dalin detaje

Specialja shton akuzat ndaj krerëve të UÇK-së, dalin detaje

Katër seanca dëgjimore janë caktuar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.

Seancat do të mbahen veç e veç me secilin prej të akuzuarve.

Seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do mbahet të martën më 10 maj në orën 10:00.

Ajo ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit do mbahet të martën po ashtu me fillim nga ora 11:15.

Të martën gjithashtu do të mbahen seancat edhe të Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me fillim prej orës 14:00, respektivisht 15:15.

Caktimi i këtyre seancave pritet të mbahet pas plotësimit të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së, rrjedhimisht shtimit të akuzave ndaj tyre.

Ata në këto seanca pritet të deklarohen sërish për fajësinë e tyre në lidhje me akuzat e reja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments