Monday, July 15, 2024
HomeSportSpanja shënon në frymën e fundit dhe eliminon Gjermaninë

Spanja shënon në frymën e fundit dhe eliminon Gjermaninë

Spanja ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjermanisë dhe ka gjetur rrugën për në gjysmëfinale të “EURO 2024”.

Kombëtarja spanjolle mori fitoren prej 2-1 ndaj Gjermanisë pas 120 minutave lojë.

Pas një pjese të parë të qetë, Spanja gjeti epërsinë me anë të Dani Olmos në minutën e 51-të.

Golit të Olmos iu kundërpërgjigj Ëirtz në minutën e 89-të të ndeshjes.

Mirëpo, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt penaltive, në skenë doli Mikel Merino në minutën e 119-të për epilogun e takimit.

Në gjysmëfinale, kombëtarja spanjolle do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali – Francë./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments