Saturday, May 18, 2024
HomeBotaSpanja pritet ta njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli

Spanja pritet ta njohë pavarësinë e Palestinës, reagon ashpër Izraeli

Lidhur me deklaratën e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se ky vend mund të njohë shtetin e Palestinës, është shprehur edhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili e ka dënuar këtë deklaratë të spanjollit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.

“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka urdhëruar që të ftohen për bisedë ambasadorët e të dyja vendeve”, njoftoi ministria izraelite.

Gjithashtu mesazhin e ka dërguar edhe vetë Cohen, raporton thetimesofisrael.

“Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, tha ai.

Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments