Saturday, May 18, 2024
HomeSportSpanja mposht Argjentinën, siguron kalimin në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Spanja mposht Argjentinën, siguron kalimin në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Kombëtarja e Spanjës në basketboll ka mposhtur Argjentinës 81 – 71.

 

Spanja ka arritur të mposht Argjentinën me rezultat 81-71, shkruan lajmi.net.

Në çerekun e parë më të mirë ishin argjentinasit që udhëheqën 25-20, por spanjollët u rikthyen në periodën e dytë duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 40 – 34.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte e baraspeshuar në përgjithësi por falë edhe epërsisë së dy çerekëve të parë Spanja ia doli të triumfojë 81-71.

Më meritori për suksesin e Spanjës ishte Ricky Ruboi me 26 pikë, pesë kërcime, katër asistime, në anën tjetër te Argjentina fantastik ishte Nicolas Laprovittola me 27 pikë, dy kërcime, katër asistime.

Spanja ka dy fitore pas dy ndeshjeve të para dhe siguron kualifikimin tutje, në anën tjetër argjentinasit ende nuk kanë arritur asnjë fitore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments