Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeKosovaSot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot duke filluar në orën 13:00.

Gjatë kësaj mbledhjeje, pritet të vendoset  mbi pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, për të caktuar seancën e re dhe për të vendosur për kërkesat në lidhje me udhëtimet zyrtare të deputetëve, njofton Klan Kosova.

Po ashtu pritet të vendoset rreth asaj se kur do të mbahet vazhdimi i seancës plenare për pika të papërfunduara që nga muaji dhjetor i vitit 2022.

Kryesia pritet të vendosë se kur do të vazhdojnë pesë seancat e mbetura nga viti 2023 me gjithsejtë 32 pika të papërfunduara.

Në mesin e 32 pikave kanë mbetur pa u shqyrtuar dhe votuar tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Medieve. Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe për 17 projektligje të cilat disa janë në lexim të parë dhe disa në lexim të dytë.

Kuvendi do të vendosë edhe për emërimin e dy personave për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, do të shqyrtohet dhe do të votohet Deklarata Antisemitizëm dhe pika të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments