Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosova“S’muj me besu që ekziston kjo lloj mosdije e Qeverisë”, Gjinovci pasi...

“S’muj me besu që ekziston kjo lloj mosdije e Qeverisë”, Gjinovci pasi kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka drejtuar kritika Qeverinë e Kosovës për shtrëngimin drastik të masave anti-COVID19.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë, pasi sot shumë kosovarë ia kanë mësyrë Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Ai ka thënë se me para të qytetarëve të Kosovës po financohet aventura e mosdijes së qeverisë.

“Ja pra, efekti i masave barabartë me 0.Në vazhdim me pare tonat (taksat tona) financohet avantura e mosdijes së Qeverisë. Ju jepin ka pak pare bizneseve, e varfërojnë buxhetin dmth arsimin e shëndetësinë, infektimet as nuk ulen as nuk nalën. S’muj me besu që ekziston kjo lloj mosdije kaq e thellë. Aq ma tepër që menojnë që nuk vrehet”, ka shkruar Gjinovci.

Sot në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, ka pasur fluks të madh të qytetarëve që kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë për ta kaluar vikendin.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments