Thursday, April 25, 2024
HomeEkonomiSi mund t’i përgjigjet Qeveria e Kosovës rritjes së çmimeve?

Si mund t’i përgjigjet Qeveria e Kosovës rritjes së çmimeve?

Profesori Ujkan Bajra thotë se qeveria e Kosovës mund t’i përgjigjet rritjes së çmimeve të produkteve në disa mënyrë. Fillimisht thotë se duhet analizuar mirë, në mënyrë që të mos kemi efekte të tjera në ekonomi.

Ne emisionin n’Fokus në T7, Bajra ka shpjeguar se si mund të ndihet dora e shtetit në rastin që po kalon Kosova.

“Këto çmime janë të afektuara prej lëvizjeve të çmimeve në tregun global. Kosova, 60 deri 70 për qind të produkteve i ka prej importit e në këtë rast gjasat apo mundësitë për të ndikuar qeveria janë më të vogla megjithatë mendoj që mundet me ndërmarrë masa në kuptimin e politikave fiskale që sadopak me zbut”, thekosn Bajra.

A mundet të ndikojë në rastin konkret te çmimet e naftës?

“Mendoj se mund të ndikojë te çështja e akcizës edhe me bo një ulje të vogël. Mirëpo duke e marrë parasysh që buxheti varet nga inkasimet që i realizon dogana prej taksave të aksizës, atëher edhe kjo ulje duhet të jetë e kujdesshme, sepse shkakton efekte të tjera në ekonomi. Megjithatë është e mundshme”, thotë Bajra.

Emisionin e plotë mund ta shihni KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments