Por, raportimet e fundit bëjnë të ditur se “Gypsy King” ka kërkuar 500 milionë euro për t’u ndeshur me Oleksandr Usyk.

Fury ka thënë se nuk pranon oferta të tjera, “qofshin edhe një cent më ulët sesa 500 milionë euro”.

Ai u ka dhënë një javë kohë organizuesve që duan ta shikojnë kampionin britanik të përballet me ukrainasin që mbanë rripat si WBA, WBO, IBF dhe IBO – në një duel për titull kampion të unifikuar në peshat e rënda

“Përshëndetje djem. Të gjithë atyre që duan të bëjnë luftën, do t’ju jap shtatë ditë kohë, deri më 1 shtator, për të ofruar paratë”.

“Nëse jo, faleminderit shumë, ka qenë një shpërthim. Unë jam në pension!”, thotë Gypsy King në video.

Shuma që mund të ofrohet është deri në 150 milionë euro, por që Fury i kërkon edhe 350 milionë euro.