Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaShqiptohen mbi 350 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Shqiptohen mbi 350 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

 

Për çka policia po shqipton edhe gjoba ndaj atyre të cilët nuk po i përfillin këto masa të Qeverisë të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Vetëm gjatë së dielës, policia ka shqiptuar 355 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan këto masa.

Ndërsa të shtunën ka pasur më pak gjoba.

Të shtunën siç ka njoftuar policia janë shqitura gjoba ndaj 186 qytetarëve.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht varianti i ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet të ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jete transportit publik apo edhe atij privat si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E nga sot, 3 janar sipas masave të Qeverisë të marra në fillim të dhjetorit, në Kosovë nuk do të lejohen të hynë qytetarët të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinës antiCOVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments