Tuesday, April 23, 2024
HomeTjeraKuriozitetetShpjegimi shkencor: Pse qielli është i kaltër?

Shpjegimi shkencor: Pse qielli është i kaltër?

Një përgjigje e shkurtër: Kur drita e Diellit arrin në atmosferën e Tokës shpërndahet nga gazet dhe grimcat e ajrit në të gjitha drejtimet. Drita e kaltër shpërndahet më shumë se ngjyrat e tjera pasi që ka gjatësi më të vogël. Pikërisht kjo është arsyeja pse shumicën e kohës qielli duket i kaltër.

Marrë nga faqja zyrtare e NASA-s,

Është e lehtë të shohim se qielli është i kaltër. Por a e keni menduar ndonjëherë pse?
Shumë njerëz tjerë të mençur e kanë menduar këtë. Dhe wshtw dashur kohë e gjatë për ta zbuluar pse.

Drita që vjen nga Dielli duket e bardhë, por në të vërtetë përbëhet nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Kur drita e bardhë kalon përmes një prizmi, ajo zbërthehet në gjitha ngjyrat e saj.

Ashtu si energjia që kalon përmes oqeanit, edhe energjia e dritës udhëton në valë. Disa nga dritat udhëtojnë në valë të shkurtra, “të ndryshueshme”. Disa tjera udhëtojnë në valë të gjata dhe “dembele”. Valët e dritës së kaltër janë më të shkurtra se valët e dritës së kuqe.

Drita udhëton në një vijë të drejtë nëse nuk pengon diçka dhe i bën një nga këto gjëra:

e reflekton atë (pasqyra p.sh)
e përkul (prizmi p.sh)
ose e shpërndan atë (p.sh. molekulat e gazrave në atmosferë)

Sa më afër horizontit, ngjyra e kaltër e qiellit vjen duke u zbehur në të kaltër të çeltë ose në të bardhë. Rrezet e Diellit që arrijnë më afër horizontit kanë kaluar nëpër ajër më shumë sesa rrezet e Diellit që ndodhen më lartë. Derisa rrezet e Diellit që kanë kaluar nëpër gjithë këtë ajër, molekulat e ajrit e kanë shpërndarë dritën e kaltër shumë herë dhe në shumë drejtime.
Po ashtu, edhe sipërfaqja e Tokës ka reflektuar dhe shpërndarë dritën. E gjithë kjo shpërndarje i përzien ngjyrat përsëri, prandaj shihet më shumë e bardha dhe më pak kaltra.

Çka e bën perëndimin e Diellit të duket i kuq?
Derisa Dielli “ikën” nga qielli, drita e tij duhet të kalojë nëpër më shumë atmosferë për të arritur tek ju. Drita e kaltër tashmë shpërndahet më shumë, duke lejuar që drita e kuqe dhe ajo e verdhë të dominojnë më shumë drejt syve tuaj.

A e kanë edhe planetët tjerë qiellin e kaltër?

Kjo varet nga ajo që çka ka në atmosferë. Për shembull, Marsi ka një atmosferë shumë të hollë të përbërë kryesisht nga dioksidi i karbonit dhe të mbushur me grimca të imëta pluhuri. Këto grimca të imëta shpërndajnë dritën ndryshe nga gazrat dhe grimcat në atmosferën e Tokës.

Imazhi i sipërm tregon qiellin marsian me ngjyrë portokalli gjatë ditës ndërsa imazhi i poshtëm tregon qiellin me ngjyrë të kaltër në perëndim të Diellit.

Të dy imazhet u kapën nga Mars Pathfinder Lander i NASA-s. Credit: NASA / JPL

Fotografitë e marra nga “zbarkuesit” e NASA-s në Mars, kanë treguar se perëndimi i Diellit atje është i kundërti me atë që ekziston në Tokë. Gjatë ditës, qielli marsian merr një ngjyrë portokalli ose të kuqërremtë. Por derisa Dielli perëndon, qielli rreth Diellit fillon të marrë një ngjyrim të hirtë në të kaltër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments