Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaShpërthim në Pejë, dëmtohen dy vetura

Shpërthim në Pejë, dëmtohen dy vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 04:30 në Pejë ka ndodhur një shpërthim.

Shpërthimi ka ndodhur para derës së oborrit në pronë të dy viktimave meshkuj kosovarë.

Si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale të dy veturave nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është informuar prokurori dhe rasti iniciohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments