Saturday, May 4, 2024
HomeBotaShpërthim në një depo municionesh në Serbi

Shpërthim në një depo municionesh në Serbi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një depo municionesh në Serbi.

Kompania “Sloboda”, e cila ndodhet në Çaçak, rreth 140 kilometra larg Beogradit, njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të fabrikës, e cila ishte projektuar për ruajtjen e disa produkteve të municionit.

Nga raportimet e deritanishme, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fabrikë.

Anëtarët e sektorit të emergjencave në Ministrinë e Brendshme të Serbisë kanë thënë se brenda 24 orëve do të arrijnë të zbulojnë shkakun e shpërthimit.

Mediat serbe raportojnë se situata tashmë është më e qetë në atë pjesë dhe se më nuk po shihet tym nga fabrika

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments