Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaShpejtoi me “xhip” për tek Bulliqi por Kurtit i dështon tubimi në...

Shpejtoi me “xhip” për tek Bulliqi por Kurtit i dështon tubimi në Llap: Pak njerëz e presin atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim në Podujevë.

 

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Kurti ka vendosur që sot të qëndrojë në Podujevë në përkrahje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Pavarësisht paralajmërimit se do të shkojë në Podujevë, pak llapjanë vendosën që të dalin për ta pritur atë.

Në disa pamje të publikuara së fundi shihet se numri i qytetarëve që dolën në pritje ishin në numër tejet të vogël.

Madje këtë herë, llapjanët vendosën që të presin Kurtin me flamurin shtetëror, që dikur e quante “lara-lara”. Pak qytetarë ishin mbledhur edhe gjatë një tubimi gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Duhet përkujtuar që përkrahja që kishte Kurti para zgjedhjeve nacionale në Podujevë dhe gjatë zhvillimit të fushatës asokohe ishte shumë më e madhe.

Se Kurti do të merrte sot pjesë në tubim ka njoftuar kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

“Me kryeministrin Albin Kurti, ju mirëpresim në ora 13:00 në sheshin e qytetit. Ju ftoj të na bashkoheni në marshin e fitores!”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon që t’i shfrytëzojë automjetet zyrtare për të bërë fushatë.

Sikurse në komunat tjera, njëjtë Kurti ka vepruar edhe gjatë rrugëtimit të tij për në Podujevë.

Banorët e Podujevës të dielën do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, në mënyrë që të zgjedhin kryetarin e tyre për një mandat 4 vjeçar.

Deri tani Podujeva është drejtuar nga kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi i cili tani si kundërkandidat ka Ekrem Hysenin nga LDK-ja.

Pas numërimit të të gjitha votave të raundit të parë, i pari që prin me vota është Hyseni.

Video Player

00:00
00:15

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments