Saturday, May 18, 2024
HomeSportShkëlqen Haaland, Dortmund deklason Eintracht Frankfurtin

Shkëlqen Haaland, Dortmund deklason Eintracht Frankfurtin

Borussia Dortmund mposhti sot Eintracht Frankfurt me rezultat 5:2, në raundin e parë të Bundesligës gjermane.

 

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte fenomenal duke regjistruar tri asistime dhe shënoi dy gola.

Dortmund kaloi në epërsi në minutën e 23-të përmes Marco Reus, pas asistimit të Haaland. Passlack shënoi autogol në minutën e 27 -të dhe Eintracht barazoi në 1:1. Dhe pastaj Borussia shpejt arriti dy gola dhe shkoi në pushim me dy gola epërsi.

Pas një kundërsulmi, Haaland pasoi topin te Hazard, i cili shënon në minutën e 32-të. Vetëm dy minuta më vonë Haaland shënoi për 3:1.

Reus gjithashtu shënoi gol në minutën e 40-të, por ai u anulua pasi topi kishte kaluar më herët jashtë vijës anësore.

Në minutën e 58-të, pas një kundërsulmi tjetër, Dortmund shënoi golin e katërt, pasi Haland asistoi Reyna dhe ky i fundit nga tri metra e kishte të lehtë të shënojë për 4:1.

Haaland shënoi golin e dytë në minutën e 70-të pasi mori një top të mrekullueshëm në fushë, vrapoi rreth tridhjetë metra dhe tundi në mënyrë rutinore portën kundërshtare.

Një gol tjetër u shënua nga Eintracht në minutën e 86 përmes Hauge për rezultatin përfundimtar 5:2.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments