Monday, May 6, 2024
HomeSportShkarkimi i Koeman dhe rinovimet e Fati dhe Pedri ndikojnë te Xavi,...

Shkarkimi i Koeman dhe rinovimet e Fati dhe Pedri ndikojnë te Xavi, vetëm 10 milionë euro për janar

Barcelona duket se nuk ka buxhet të madh për të bërë ndonjë transferim ashtu siç pritej gjatë afatit kalimtar dimëror.

 

Mediumi spanjoll “ESPN”, raporton se trajneri i ri Xavi, do këtë në dispozicion vetëm 10 milionë euro për të shpenzuar në afatin kalimtar të janarit.

E tëra kjo ndodhi pasi Barcelona shkarkoi Ronald Koeman, gjë që detyrohen të paguajnë 12 milionë euro.

Ndërsa, edhe nënshkrimi i kontratave të reja nga Ansu Fati dhe Pedri, gjithashtu kanë qenë luksoze, që është tjetër gjë që ndikon në financa.

Por, prioritet për Barcelonën mbetet transferimi i një sulmuesi, derisa Raheem Sterling, Edinson Cavani dhe Timo Werner janë në listën e klubit spanjoll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments